Telegrafi

Dua Lipa gjatë këtij viti me turne edhe në Azi

Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka krijuar popullaritet në mbarë botën.

E një popullaritet i shprehur i saj vërehet në të gjitha pjesët e botës, madje edhe në Azi.

Bukuroshja nga Prishtina gjatë muajit maj do të mbaj disa koncerte përfshirë në Kore të Jugut (Seul) dhe në Japoni (Tokio).

Më 6 maj ajo performon në Seul, kurse më 8 maj Dua do të performojë në Tokio para adhuruesve të saj.

Këngëtarja deri atëherë pritet të lansojë edhe projektet e reja, teksa biletat për këto koncerte të turneut botëror tashmë kanë dalë në shitje.

Dua ka qenë mjaft e angazhuar në vitin 2017 dhe vazhdon të jetë edhe gjatë vitit 2018, ku vazhdon turneu i saj botëror.

Dua së fundmi pranoi se për muzikën e saj inspirohet nga hip hopi me të cilin është rritur në Kosovë, e theks të veçantë vuri te Jay Z.

Ajo ka qenë edhe pjesë e pas ndejës së Grammyt ku ka qenë pranë yjeve tjera të mëdha botërore.

/Telegrafi/