Akoma nuk janë bërë pesë ditë të plota që nga publikimi i këngës “Electricty” të Dua Lipës, ndërsa videoklipi i këtij projekti ka kaluar shifrën prej dhjetë milionë shikimesh në YouTube.
Bashkëpunimi i saj me “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo, tashmë është bërë një tjetër hit botëror.
Dhe natyrisht se vet këngëtarja i është gëzuar në masë të madhe këtij suksesi.
“Dhjetë milionë shikime për “Electricty”! Dashuri të çmendur për ju njerëz! Faleminderit”, ka shkruar duan në një postim në Instagram.
“Electricity”, e cila është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, është një rikthim në stilin e muzikës së viteve të nëntëdhjeta.
Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare e kompleton me një vokal të stilit ‘house’ të asaj kohe.
Kujtojmë që ditë më parë, 23-vjeçarja ishte ndër personazhet kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “GQ Men of the Year Awards”, ku e fitoi çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit. /Telegrafi/