Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.
“Electricity” mban titullin kënga e saj më e fundit, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Silk City (Diplo dhe Mark Ronson).
Kënga është pëlqyer shumë nga publiku, teksa vetëm përbrenda një muaji ka arritur shifra të larta klikimesh në platforma të ndryshme.
Përmes një fotografi të publikuar në Instagram, Dua i njoftoi së fundmi fansat e saj se ka arritur numrin jubilar prej 40 milionë këngëve të dëgjuara vetëm brenda një muaji në një nga platformat më të mëdha të muzikës, siç është ajo e Spotify.
“Wow më shumë se 40 milionë dëgjues!!! Kjo është çmenduri! + Electricity është kënga numër katër në Britani. Faleminderit për gjithmonë! Jam duke punuar fort për performancën që do ta kem në AMA”, ka shkruar Dua në Instagram.
E njëjta duket se është mjaft e lumtur për projektet e suksesshme, teksa ka bërë të ditur se ka nisur punën për albumin e saj të dytë.
Ajo ka qenë shumë aktive edhe me koncerte, teksa muajin e kaluar mbajti shumë të tilla në kontinentin aziatik.
Lipa këtë vit performoi edhe në Prishtinë më datë 10 gusht, në kuadër të festivalit “Sunni Hill”, i cili i dha një promovim shumë të madh Kosovës. /Telegrafi/