Telegrafi

Dua Lipa i gëzohet borës së parë në Londër

Dua Lipa. Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një prej emrave më të komentuar në mediat sociale.

Ajo ka bërë të ditur se për dy ditë do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Swan Song”, që do të jetë kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.

Lexo po ashtu Edhe dy ditë nga lansimi i këngës së re, Dua Lipa vazhdon të ndajë me fansat imazhe artistike nga xhirimet e klipit

Ndërkohë, Dua është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat çdo moment nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video shumë interesante në Instagram, ku shfaqet duke shijuar borën teksa bie në qytetin ku ajo jeton, në Londër.

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se reshjet e borës janë më të pakta atje, qytetarët i gëzohen momenteve të rralla kur ndodh kjo gjë.

“Shumë e lumtur të shoh për herë të parë dëborë në Londër…unë duhet ta shijoja atë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

 

Ndërkohë në videon e publikuar, artistja Lipa shfaqet teksa merr flokët e dëborës nga xhami i veturës, dhe i shijon ato me buzëqeshje.

Dua përndryshe ka lindur në Londër – qytet në të cilin vazhdon të jetojë dhe veprojë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)