Site icon Telegrafi

Dua Lipa gati pesë milionë për dy ditë me “One Kiss”

Dua Lipa ka vazhduar suksesin e saj të jashtëzakonshëm në skenën e muzikës botërore.

Bukuroshja shqiptare ka kohë që ka lansuar këngën e saj “One Kiss”.

Foto: Getty Images

Në prodhim të Calvin Harris dhe në një videoklip tejet artistik, Dua Lipa vjen me shumë ngjyra.

Tashmë klipi ka arritur pesë milionë klikime në vetëm dy ditë të publikimit të klipit.

Dua Lipa duke performuar New Rules, Foto: Getty Images

Se kënga është pritur mirë e vërteton fakti që është në vendin e 14-të të trendeve botërore në YouTube.

Me 12 mijë komente, shumica pozitive për bukuroshen prishtinase, ajo kështu ka shënuar suksesin e radhës.

Dua Lipa pritet të performojë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve që mbahet më 26 maj në Kyiv të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version