Telegrafi

Dua Lipa, fytyrë e re e brendit francez të parfumit

Dua Lipa është një këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.

Bukuroshja jonë gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se këngët e albumit të saj të parë në karrierë janë dëgjuar miliarda herë.

Gjatë ditës së sotme, 23-vjeçarja ka bërë të ditur se do të jetë fytyrë e parfumit të ri të kompanisë “YSL Beauty”.

“Sekreti më i vështirë për ta mbajtur! Shumë krenare dhe e lumtur që më në fund të tregoj se unë jam fytyra e re e parfumit të YSL-së”, pohoi fillimisht zeshkania.

“Faleminderit ekipit të mrekullueshëm të YSL-së që më bëri të ndihemi si në shtëpi, më la hapësirë të luaja një rol të vogël në zgjedhjen e aromës dhe të bëja ëndrrën realitet duke punuar me brendin që e dua kaq shumë”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Yves Saint Laurent është brend luksoz francez i themeluar në vitin e largët 1961. /Telegrafi/