Telegrafi

Dua Lipa me fustan afro 4000 euro në festën e ditëlindjes

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 24-të.

Ajo organizoi një festë madhështore, e rrethuar nga miqtë, familjarët dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Dua në këtë mbrëmje ishte e veshur me një fustan të shkurtër të zi, i cili te pjesa e gjoksit kishte të stampuar një palë buzë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E çara mes buzëve të dizajnuara në fustanin e saj, bëri që të vihej në pah gjoksi atraktiv i këngëtares, e cila përgjatë mbrëmjes festoi ndjenjën e të bërit 24 vjeçare.

Lexo po ashtu Publikohen të tjera imazhe nga festa e ditëlindjes së 24-të të Dua Lipës

Ky fustan i markës “YSL”, me të cilën Dua së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, ka një kosto mjaft të lartë.

Plot 3990 euro është çmimi i tij, i cili është bërë i ditur nga faqja “What they wearin”.

Dua ka treguar gjithnjë se është shumë e lidhur me modën dhe trendet e fundit, dhe investon gjithmonë shumë te kjo pjesë. /Telegrafi/