Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka ftuar fansat e saj në skenë gjatë koncertit të mbajtur në Manchester.
Dua Lipa ka potencuar se ishte e sëmurë, por definitivisht u argëtua.
“Nuk kam valltarë rezervë, prandaj vendosa që të ftojë disa fansa nga rreshti i parë që të më bashkohen në skenë në koncertin e sotëm në Manchester. Sonte kishte shumë argëtim, përkundër që isha e sëmurë më bëtë të buzëqesh. Faleminderit gjithmonë”, ka shkruar ajo.
Dua po vazhdon të punojë në albumin e saj të përmasave botërore. /Telegrafi/