Telegrafi

Dua Lipa fton fansat ta votojnë për çmimin në të cilin është e nominuar në “American Music Awards”

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”, në kompeticionin e madh muzikor, American Music Awards.

Sukseset e saj përgjatë një viti janë shpërblyer me këtë nominim, gjersa i mirëseardhur për 23-vjeçaren do të ishte edhe çmimi.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Kështu ajo ka bërë thirrje për fansat përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi me tri mënyrat se si mund të votojnë.

E para është mënyra përmes faqes zyrtare, ku shqiptarët e Kosovës për shkak të mos-njohjes nga AMA, e kanë të ndalur të votojnë.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet e American Music Awards 2018, Bebe Rexha me dy nominime, Dua me një

Ndërsa mënyra tjetër është përmes rrjetit social Twitter, duke votuar në hashtagun #AMAs.

“Dashuria ime, tani mund të votoni për mua për çmimin “Artisti i ri më i mirë i vitit” këtë vit në #AMAs! E nderuar dhe mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj të pafundme”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

kujtojmë që në të njëjtin kompeticion është e nominuar edhe Bebe Rexha në kategoritë “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Country”, për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line. /Telegrafi/