Telegrafi

Dua Lipa fotografohet në aeroport, duket tërheqëse në veshje sportive dhe pa makijazh

Dua Lipa së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në Paradën e komunitetit LGBTI në Sydney të shtunën.

Të dielën, 24-vjeçarja përfundoi udhëtimin e saj në Australi, teksa u pa duke u nisur nga Aeroporti “Kingsford Smith” i Sydneyt, shkruan DailyMail.

Teksa drejtohej për në Londër, këngëtarja shqiptaro-britanike kishte veshur një palë tuta të zeza për atë që ishte një fluturim i orëve të vona të natës.

Lipa u largua me një furgon të zi, teksa dukej tërheqëse edhe pse ishte komplet pa makijazh.

Lexo po ashtu Dua Lipa merr pjesë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Dua kishte veshur një palë atlete Prada me çorape të bardha, dhe një bluzë të zezë.

Këngëtarja e hitit “New Rules” vuri në pah dukjen e saj natyrale, duke treguar fytyrën e saj të pastër.

Dua të shtunën performoi në paradën e komunitetit LGBTI në Sydney të Australisë, përkrah këngëtarit të famshëm homoseksual, Sam Smith.

Ajo është duke punuar fort për albumin e saj të ri, që është konfirmuar se do të publikohet më 3 prill.

Deri më tani, artistja me prejardhje shqiptare ka publikuar disa këngë të këtij albumi, të cilat janë pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)