Mbrëmë (e premte) në Prishtinë ka performuar këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
Ajo ka interpretuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës, ndërsa ka bërë për vete mijëra fansa të cilët ishin të pranishëm.
Miley arriti që të vijë në Kosovë falë artistes shqiptare me nam botëror, Dua Lipa, e cila i ka sugjeruar pjesëmarrjen në edicionin e sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjin Lipa.
E lumtur për performancën e koleges së saj, të cilën e ka shijuar nga tribunat VIP në festival, Dua nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit në Instagram një fotografi, ku shfaqet krah Mileyt.
“Nata e parë me mbretëreshën Miley Cyrus, femra e parë ndërkombëtare me titull në Prishtinë, Kosovë në festivalin Sunny Hill, krenare”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.
Ndërkohë edhe Miley Cyrus duket të jetë e lumtur që ka pasur fatin të performojë për herë të parë në një vend si Kosova. /Telegrafi/