Telegrafi

Dua Lipa fotografohet duke tymosur cigare, teksa xhiron klipin e ri veshur me robdeshambër

Dua Lipa u fotografia së fundmi duke pirë duhan jashtë kabinës së saj, ndërsa ishte e veshur me një robdeshambër.

Këngëtarja shqiptare dukej kështu teksa ishte në xhirimet e klipit të saj të ri, të hënën, shkruan DailyMail.

24-vjeçarja kishte kombinuar pamjen e saj me një palë çorape të verdha dhe rroba banje të po të njëjtës ngjyrë.

Ajo kishte realizuar një makijazh tërheqës në fytyrën e saj, ndërsa rrëmbente vëmendjen me flokët e saj prej biondeje.

Dua u fotografua duke ecur në rrugë përpara se të mbërrinte te grupi në shesh-zhirim, ndërsa u pa e veshur me një bluzë, xhaketë lëkure dhe një shall të markës Burberry.

Ajo kishte veshur xhinse të zeza dhe në dorë mbante një çantë shumëngjyrëshe.

Gjatë xhirimeve, Dua publikoi fotografi ku shihej e veshur me rroba banje me dizajn ylberi.

Kur nuk është duke punuar, Dua është parë shpesh në krahun e të dashurit të saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, motrat e së cilit janë supermodelat Gigi dhe Bella Hadid.

Dyshja raportohet se jetojnë në New York në një apartament me qira prej disa muajsh. /Telegrafi/