Site icon Telegrafi

Dua Lipa fotografohet duke konsumuar cigare, ndërsa shijon pushimet me të dashurin në Meksikë

Ata e kanë kaluar Vitin e Ri së bashku në Meksikë.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid duket se ishin në modalitetin e relaksimit të plotë ndërsa u freskuan në plazhin në Tulum të martën pasdite.

Interpretuesja e hitit “Levitating”, 25 vjeçe, u shfaq me një cigare ndërsa rrinte e shtrirë në shezllon pranë të dashurit të saj, modelit 21 vjeçar, shkruan DailyMail.

Ylli e ledhatoi me ëmbëlsi fytyrën të dashurit të saj ndërsa ata vështronin njëri-tjetrin teksa pushonin së bashku.

Dua dukej me stil dhe shfaqi figurën e saj trupore nhë bikini rozë, të cilën e aksesoi me një gjerdan me rruaza.

Këngëtarja i la flokët e saj të zeza të kapura lartë dhe të lëshuara në pjesën e pasme, ndërsa dukej tërheqëse pa makijazh.

Anwar ishte pa këmishë dhe kishte vetëm një palë pantallona të shkurtra për not gjatë daljes së tyre.

Më parë gjatë udhëtimit Dua më ishte parë duke u rehatuar me të dashurin e saj.

Dua dhe Anwar janë treguar të pandashme që kur u bashkuan për herë të parë në qershor të vitit 2019 dhe këngëtarja gjithashtu është bërë e afërt me familjen Hadid.
Anwar, njihet si vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe djali i ish-modeles Yolanda Hadid.

Edhe pse ai dhe Dua shkuan në Meksikë në kohën e Vitit të Ri, ata ishin në vendlindjen e të dashurit të saj për Krishtlindje.

Bella, Gigi dhe nëna e tyre ishin pjesë e festimeve ashtu si ish-burri miqësor i Yolandas, Mohamed Hadid, i cili është babai i fëmijëve të saj.

Anwar, i cili si Bella dhe Yolanda vuan nga sëmundja Lyme, kohët e fundit u deklaroi se ai ‘absolutisht nuk do të’ vaksinohej për COVID-19.

“Unë nuk jam anti vaksinimit. Unë mendoj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me secilën vaksinë individualisht duke parë efekte pozitive dhe të mundshme negative”, tha ai.

“Unë kam marrë vaksina më parë, por si dikush që ka pasur një sistem imunitar të kompromentuar unë dua të vazhdoj të mësoj për shumë mënyra se si mund të mbroj veten dhe të tjerët”, kishte deklaruar i dashuri i këngëtares shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version