Site icon Telegrafi

Dua Lipa flet për tatuazhin e saj të preferuar: Është “Sunny Hill”, lagja ku jam rritur në Prishtinë

Dua Lipa (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Duke folur në mënyrë figurative, shumica e njerëzve kanë tendencë të pendohen për tatuazhin e tyre të parë, por muzikantja Dua Lipa nuk është një nga ata njerëz.

Në fakt, gati pesë vjet pasi u fut në bojën e tatuazheve për herë të parë, Lipa zbulon se e para e saj mbetet pjesa më kuptimplotë e artit të trupit që ajo ka – dhe ajo na tregoi të gjithëve për këtë.

Në vetëm 24 vite jetë, Dua Lipa ka realizuar plot 15 tatuazhe në trupin e saj.

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Për shembull, ajo realizoi tatuazh numrin 245, që ishte numri i koncerteve që ajo mbajti gjatë vitit të kaluar.

Por e para e saj? Në vitin 2015 kur Lipa ishte vetëm 19 vjeçe dhe bëri tatuazhin e saj të parë te artisti i njohur Sean Williams.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë tatuazhet e Dua Lipës dhe domethëniet e tyre të veçanta

Në intervistën e fundit teksa fliste rreth kampanjës së re me linjën e parfumeve të YSL, ajo u pyet edhe për tatuazhin e preferuar që e ka të realizuar në trupin e saj.

Bëhet fjalë për tatuazhin “Sunny Hill”, i cili është i shkruar në krahun e saj të djathtë. “Sunny Hill” përkthyer në shqip i bie “Bregu i Diellit” – lagje kjo në të cilën Dua ka jetuar përreth katër vite të jetës së saj, në kohën kur prindërit e saj u kthyen nga Anglia në vitin 2008.

“Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë”, shpjegoi ajo. “[Sunny Hill] u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, ka thënë Dua Lipa, duke thënë se këtë tatuazh e ka të preferuarin në mesin e 15 tatuazheve. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version