Site icon Telegrafi

Dua Lipa flet për albumin e dytë: Shembull për mua janë Spice Girls

NEW YORK, NY - JANUARY 27: Dua Lipa performs onstage during Billboard and Mastercard present a night with Dua Lipa at Mastercard House on January 27, 2018 in New York City. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Mastercard)

Dua Lipa është kthyer në një ikonë të muzikës dhe është në përfundim e sipër të albumit të dytë.

Këngëtarja pohon se shembull i ka koleget e suksesshme dhe shumë artiste të tjera femra si Cardi B, Destiny Child dhe Pussycat Dolls, të cilat përçojnë mesazhin e fuqizimit të femrës sikurse “Spice Girls” në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar.

Duke folur për gazetën Daily Star, bukuroshja 22-vjeçare pohoi se”Ka qenë vërtet emocionuese ndërsa procesi ka qenë shumë më i lehtë sesa në albumin e parë, sepse është më e vetëdijshme se çfarë dëshiron nga ky album”.

“Kur isha duke u rritur, unë i pëlqeja shumë Spice Girls. I doja Pussycat Dolls. Unë mendoj se Haim janë të mahnitshëm. Oh, Zot edhe Destiny Child”.

Ajo më tutje ka pohuar se për punën rreth këngëve të reja, frymëzohet nga përvoja jetësore dhe personale.

“Frymëzimi im vjen kryesisht nga përvoja ime personale. Unë përpiqem të shkruaj për gjërat që i di, kjo është mënyra kryesore që shkruaj”, tha Lipa.

Më 26 maj këngëtarja jonë do të performojë në ceremoninë e hapjes përfundimtare të finales së Ligës e Kampionëve, ku do të takohen Real Madridi dhe Liverpooli.

Ndryshe, Dua do të mbajë një koncert edhe në Prishtinë, në kuadër të festivalit muzikor “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Exit mobile version