Të martën (22 mars) në Los Angeles është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka zhgënjyer edhe këtë vit duke qenë se rrëmbeu dy çmime të mëdha.
Në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, ajo thotë se është zgjuar me lajmin se ka fituar ‘Albumin e vitit’ në zhanrin ‘dance’ me “Future Nostalgia” dhe “Levitating” është shpallur ‘Kënga e vitit’.
“Zgjohem duke parë që kam fituar ‘Albumin e vitit’ në zhanrin ‘dance’ për ‘Future Nostalgia’ dhe ‘Këngën e vitit’ me Levitating në iHeart Radio Awards ndërsa isha në skenë në të parën performancë nga e dyta që do të mbahet në Los Angeles. Faleminderit shumë”, tha ajo.
Evenimenti madhështor ndërkohë u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles.
26-vjeçarja në anën tjetër ka nisur turneun e saj botëror me “Future Nostalgia”, pas lehtësimit të masave kundrejt situatës me COVID-19.
E njëjta pak ditë më parë solli edhe këngën e re “Sweetest Pie” në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. /Telegrafi/