Dua Lipa ka shkruar historinë me arritjen e mbrëmshme në ngjarjen kryesore botërore të muzikës.
Këngëtarja shqiptare ka fituar dy çmime prestigjioze duke konfirmuar se kishte një vit të jashtëzakonshëm që e lamë pas vetes.
Në ceremoninë e 61-të të ndarjes së çmimeve, bukuroshja ka fituar në dy kategori – “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë e zhanrit dance”.
Suksesit të zeshkanes duket se i janë gëzuar edhe shumë personalitete të njohura shqiptare të jetës publike, të cilët nuk nguruan t’i shkruanin këngëtares ndër fjalët më të bukura.
“Krenare me ty”, “Një mëngjes i jashtëzakonshëm”, “Urime qenia e mirë njerëzore”, ishin disa prej përgëzimeve të pjesëtarëve të botës së artit.
Theksojmë se me dy nomine ishte edhe Bebe Rexha, por që fatkeqësisht nuk e rrëmbeu asnjë trofe të çmuar në Los Angeles.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell me albumin e ri. /Telegrafi/