Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, fitoi pothuajse nëntë milionë funte (afro 10,100,000 euro) vitin e kaluar falë karrierës së saj muzikore dhe marrëveshjeve fitimprurëse me markat e njohura.
Ajo bëri një ekuivalent fitimesh prej 24,000 funtesh në ditë përmes firmës së saj të kontabilitetit “Dua Lipa Limited”, me asetet e saj në rritje në 11.8 milion funte (13,241,901 euro).
Bilanci një vit më parë ishte 2.9 milion funte (3,255,728 euro) pas publikimit të albumit të saj të titulluar “Dua Lipa”, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.
Por 24-vjeçarja besohet se ka bankuar edhe më shumë pasi një kompani e veçantë merret me milionat e bëra nga shfaqjet e saj live.
Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte kontratë bashkëpunimi me markat e njohura Jaguar dhe Adidas, por gjithashtu performoi në më shumë se 80 koncerte gjatë vitit 2018.
Ajo gjithashtu gjatë atij viti publikoi tri hite: “IDGAF”, “Electricity” dhe “Obe Kiss”, të cilat qëndruan numër një në top listat britanike dhe amerikane.
Dua, e cila është në lidhje me 20-vjeçarin Anwar Hadid, ka nënshkruar një tjetër kontratë së fundmi me markën e njohur YSL Beauty, duke u bërë imazhi i parfumit më të ri Saint Laurent.
Ajo gjithashtu ka hedhur në treg gjatë shtatorit të këtij viti, koleksionin e saj më të ri të xhinseve me gjigantin “Pepe Jeans”.
Dua paralajmëroi së fundmi se është në përfundim e sipër të albumit të saj të dytë “New Era (Epokë e re)”, ndërsa i falënderoi fansat për durimin e madh që kanë pasur. /Telegrafi/