Telegrafi

Dua Lipa fillon turneun botëror, e magjishme në Chicago (Video/Foto)

Dua Lipa ka filluar turneun e saj botëror, i përqëndruar kryesisht në SHBA dhe Evropë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po bën hapa serioz drejt famës ndërkombëtare, pasi po realizon turne të madh në Evropë dhe Amerikë.

Bukuroshja nga Prishtina destinacionin e parë e kishte Chicagon, aty ku mijëra fansa e pritën me pa durim për të dëgjuar atë duke performuar, natyrisht 100 për qind live me bendin e saj.

Lexo po ashtu Dua Lipa komplekson yjet botërore në afterpartyn e Brit Awards (Video)

Dua për këtë koncert zgjodhi një bluzë të kuqe me mini fund në pjesën e posthme, duke u shfaqur mjaft atraktive.

Në këtë koncert Dua me paraqitjen e saj mahniti publikun e pranishëm, teksa së shpejti pritet të vizitojë edhe shumë shtete në Amerikë ku do të performojë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Diamant që verbon - Dua Lipa mahnitëse në Brit Awards (Foto)

Dua Lipa së fundmi shkëlqeu me performancën në afterparty të Brit Awards dhe paraqitjen në këtë eveniment, teksa jo shumë kohë më parë u zgjodh edhe artistja e re më e mirë në NME Awards. /Telegrafi/