Dua Lipa ka filluar turneun e saj botëror, i përqëndruar kryesisht në SHBA dhe Evropë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore po bën hapa serioz drejt famës ndërkombëtare, pasi po realizon turne të madh në Evropë dhe Amerikë.
Bukuroshja nga Prishtina destinacionin e parë e kishte Chicagon, aty ku mijëra fansa e pritën me pa durim për të dëgjuar atë duke performuar, natyrisht 100 për qind live me bendin e saj.
Dua për këtë koncert zgjodhi një bluzë të kuqe me mini fund në pjesën e posthme, duke u shfaqur mjaft atraktive.
Në këtë koncert Dua me paraqitjen e saj mahniti publikun e pranishëm, teksa së shpejti pritet të vizitojë edhe shumë shtete në Amerikë ku do të performojë, shkruan Telegrafi.
Dua Lipa së fundmi shkëlqeu me performancën në afterparty të Brit Awards dhe paraqitjen në këtë eveniment, teksa jo shumë kohë më parë u zgjodh edhe artistja e re më e mirë në NME Awards. /Telegrafi/