Telegrafi

Dua Lipa fillon ‘epokën e re’, rikthehet me imazhe atraktive në Instagram

Dua Lipa (Foto: Emma McIntyre/Getty Images For dcp)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, javë më parë befasoi të gjithë kur nga rrjetet sociale hoqi të gjitha postimet.

Dhe kjo thuhej të jetë për shkak të albumit të saj të ri, i cili pritet të dalë në treg së shpejti dhe mban titullin “Epoka e re”.

Megjithatë, ylli shqiptar është rikthyer në llogarinë zyrtare, Instagram me fotografi e video të reja, në të cilat shfaqet mjaft atraktive.

Në imazhin e fundit, ajo shfaqet nga mbrapa dhe vë në pah një numër të madh të aksesorëve dhe vë një përshkrim mjaft interesant.

“Nëse nuk dëshiron të më shohësh mua”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Lexo po ashtu Me një video provokuese, Dua Lipa paralajmëron rikthimin e fuqishëm: Ju kam munguar?

Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj nuk kanë munguar.

Dua gjithashtu tash e një kohë është fokusuar në albumin e ri, për të cilin është deklaruar se do jetë diçka shumë më ndryshe.

Ndërkaq, platforma muzikore Spotify këtë kohë e ka shpallur albumin e parë të Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave. /Telegrafi/