Telegrafi

Dua Lipa feston njëvjetorin e lidhjes me Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Instagram/dualipa)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ditën e sotme (e diel) feston njëvjetorin e lidhjes me Anwar Hadid.

Përpos arritjeve të saj në industrinë muzikore, jeta personale e këngëtares ka qenë gjithmonë e përfolur në mediat rozë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ka publikuar disa imazhe të ndryshme me të dashurin e saj, teksa ka bërë një dedikim të veçantë.

“Asgjë nuk është më e ëmbël se sa të kalosh 365 ditë të përbashkëta me ty”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Dyshja, edhe gjatë pandemisë coronavirus kanë qenë të izoluar së bashku, ku edhe kanë sjellë momente të lumtura në izolim.

I dashuri i saj, Anwar, mban një raport të mirë me shqiptarët, pasi edhe muaj më parë mori vëmendje pasi bëri simbolin e flamurit me duar. /Telegrafi/