Site icon Telegrafi

Dua Lipa feston ditëlindjen e 24-të, merr gur të çmuar dhuratë nga Anwar

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, sot(e enjte) feston ditëlindjen e saj të 24-të.

Dua është e lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte kenge cover nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar “See in Blue”.

Dua Lipa (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Dua jetoi përreth katër vite të jetës së saj në Kosovë dhe gjatë kësaj periudhe vijoi mësimet në shkollën private “Mileniumi i Tretë”, në Prishtinë.

Ditëlindjen e 24-të, këngëtarja shqiptare është duke e festuar në prani të të dashurit të saj të ri, Anwar Hadid.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ajo ka publikuar në InstaStory një nga dhuratat e para që ka marrë në ditëlindjen e 24-të, e që është një gur i çmuar nga i dashuri i saj.

Dua në fillim të këtij muaji ishte prezente në Kosovë bashkë me të atin e saj, Dukagjin Lipa, ku dhuruan fonde për ndërtimin e një akademie të quajtur “Sunny Hill”, ashtu si edhe festivali që i ati i saj e organizon. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version