Telegrafi

Dua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të me Anwar Hadid dhe miqtë e saj në Malibu, shfaq linjat trupore në bikini

Ata kaluan një fundjavë të bukur së bashku duke festuar ditëlindjen e 25-të.

Dhe të dielën, Dua Lipa dhe Anwar Hadid, 21 vjeçar, kaluan ditën e saj të rëndësishme në plazh në Malibu me miqtë dhe qenushin e tyre të ri, të quajtur Dexter.

Këngëtarja tregoi fizikun atraktiv në pantallona të shkurtra dhe me sytjena në pjesën e sipërme, teksa çifti u shfaqën dorë për dore gjatë tërë kohës.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Dua shfaqi fizikun e saj tepër të tonifikuar me veshje tërheqëse në bikini, e cila arriti të marrë gjithë vëmendjen.

Artistja me prejardhje shqiptare u shfaq tërësisht pa grim në shëtitjet e tyre, duke prezantuar bukurinë e freskët dhe natyrale.

Anwar në anën tjetër kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra dhe një palë pantallona po ashtu të shkurtra bardh e zi.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Të njëjtit dukeshin më të lumtur se kurrë, ndërsa vrapuan përgjatë plazhit me Dexter.

Artistja, e cila sapo ka mbushur 25 vjet, së fundmi udhëtoi drejt Los Angeles për të qenë më afër partnerit të saj, Anwar Hadid.

Zhvendosja e Duas në Amerikë vjen pas situatës së vështirë me COVID-19, pasi i duhej të karantinohej sa herë që udhëtonte. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)

 

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)

 

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)