Një nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës në botë është një shqiptare, prandaj çdo veprim i Dua Lipës bëhet lajm në mediet rozë.
Krahas arritjeve në muzikë, këngëtarja shpesh herë mbulon ballinat e mediave më të njohura botërore edhe për jetën e saj private, e sidomos për romancën me Anwar Hadid.
Por, 26-vjeçarja tregon vazhdimisht që është krenare me prejardhjen e saj, e këtë e dëshmon në mënyra të ndryshme dhe me detaje nga më të voglat.
Këtë herë ylli u muzikës, në një postim në InstaStory, ka treguar se është një fanse e ushqimeve të nënës së saj, Anesa Lipa, e që janë ushqime tradicionale shqiptare.
“Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka shkruar Dua, në fotografinë ku shihet byreku dhe pite me spinaq.
Edhe në vitin 2016, e ftuar në një emision në Britani, Dua kishte treguar se pite me spinaq është ushqimi i saj i preferuar, duke bërë që edhe moderatorët ta shijojnë këtë ushqimi.
Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, këtë verë ka qëndruar në Shqipëri, ku edhe ka kaluar pushimet verore bashkë me familjen e saj dhe partnerin, ndërsa edhe është pritur në takim nga kryeministri, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndryshe, hiti i madh i këngëtares, “Levitating” së fundi ka shënuar një sukses historik, duke u bërë artistja e parë femër që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara në “Hot 100”. /Telegrafi/