Këngëtarja Dua Lipa tashmë ka krijuar imazhin e saj si një ndër artistet e reja më premtuese në skenë ndërkombëtare.
Këngët e saj të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku, gjersa dita ditës rritet edhe interesimi i njerëzve për ta ndjekur atë në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka shpërndarë me fansat suksesin e saj të radhës, i cili ka qenë arritja e 100 mijë ndjekësve në rrjetin social Twitter.
https://twitter.com/DUALIPA/status/797088933641408512
“100 mijë fansa, faleminderit të dashurit e mi për mbështetjen e vazhdueshme që më jepni çdo ditë. Unë kam diçka speciale për ju vikendin e ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja, duke paralajmëruar kështu një befasi të re.
Përndryshe, ajo ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj të fundit “Room for two”, i cili është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/