Një tjetër arritje e madhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo është shpallur artistja e re më e mirë në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’.
Në konkurrim për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në garë me yje, si Julia Michaels, Khalid, Kyle dhe Rag‘n’Bone Man.
Ndërsa çmimi shkoi për këngëtaren shqiptare, për të cilën viti 2017 ka qenë viti i arritjeve të mëdha.
“Artistja e re më e mirë në MTV EMA. Ju dua shumë, faleminderit shumë që më keni votuar mua!”.
“Jam shumë me fat! Faleminderit shumë”, ka shkruar Dua në Twitter.
https://twitter.com/DUALIPA/status/929825805127049217
Dua ka munguar fizikisht në ceremoninë e MTV EMA, duke qenë se ndodhet në Amerikën Latine në kuadër të turneut të saj.
Por, natyrisht se e ka ndjekur evenimentin përmes televizionit. /Telegrafi/
https://twitter.com/DUALIPA/status/929832431158464512
https://twitter.com/DUALIPA/status/929506446382858240