Telegrafi

Dua Lipa është e nominuar në tre kategori në Video Music Awards 2024

Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV, Video Music Awards.

Ceremonia do të fillojë në orët e para të mëngjesit të enjtes, me kohën në Kosovë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është e nominuar në tre kategori: Në kategorinë Pop, në kategorinë e kinematografisë më të mirë me këngën “Illusion” dhe në kategorinë e koreografisë më të mirë me këngën “Houdini”.

Foto: Dua Lipa / Instagram

Përkundër këtyre tre nominimeve, ende nuk dihet nëse artistja shqiptare do të marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve VMA.

Në Video Music Awards, artistja që prin me nominime është Taylor Swift me 12 sosh. Nëse rrëmben një shumicë të çmimeve, krijuesja e hitit “Cardigan” me 23 çmime të deritanishme, mund të thyejë rekordin e Beyonce-s me 25 çmime të deritanishme, ose 29, që përfshijnë karrierën e saj me Destiny’s Child dhe Jay-Z. /Telegrafi/