Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është pa dyshim një prej artisteve më të suksesshme të vitit.
“Billboard” ka nxjerr së fundmi listën e 10 artisteve femra më të dëgjuara përgjatë vitit, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja shqiptare.
Dua renditet si artistja e pestë femër më e dëgjuar për vitin 2018.
E lumtur për këtë fakt, Lipa vendosi që të ndajë këtë listë në InstaStory.
Ndërkohë, lista kryesohet nga pop diva Taylor Swift, pasuar nga Cardi B në vendin e dytë, dhe Camila Cabello përkatësisht në vendin e tretë.
Ariana Grande është artistja e katër më e dëgjuar e vitit në “Billboard”, gjersa në vendin e gjashtë renditet Halsey.
Këngëtarja P!nk është e shtat, gjersa lista përmbyllet Nicki Minajn, Demi Lovaton dhe Ella Mai, përkatësisht në vendin e tetë, nëntë dhe të dhjetë.
Suksesi më i madh i Duas këtë vit është nominimi i saj në dy kategori në “Grammy Awards”, e cila do të mbahet më 11 shkurt 2019. /Telegrafi/