Dua Lipa po vazhdon me koncerte anembanë botës pas debutimit të suksesshëm me album.
E në vazhdën e performancave botërore, këngëtarja shqiptare ishte para publikut në “Open’er Festival”, i cili u mbajt në Poloni.
Tashmë janë publikuar video në rrjetet sociale teksa shihet atmosfera që krijon Lipa me këngët e saja, transmeton Telegrafi.
Me “Scared to be Lonely” ajo “elektrizoi publikun në Poloni, ku ka marrë edhe shumë duartrokitje.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/