Telegrafi

Dua Lipa e uron nënën për ditëlindje me imazhe nga fëmijëria

Dua Lipa me familjen e saj (Foto: Instagram/dukagjinlipa)

Këngëtarja Dua Lipa është njëra nga artistet më të suksesshme në botë.

Bukuroshja 23-vjeçare, është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, e në atë Instagram numëron mbi 31 milionë njerëz.

Ditën e sotme nëna e saj, Anesa feston ditëlindjen dhe këngëtarja ka zgjedhur disa fotografi nostalgjike kur ajo ishte e vogël.

“Urime ditëlindjen mbretëreshë e botës. E para e imja përgjithmonë. Të dua më shumë se fjalët që mund të them. Tani le të vallëzojmë”, ka shkruar Dua në postimin e saj të ndarë në Instagram.

Ndryshe, bukuroshja jonë shpesh në rrjetet sociale e shpreh dashurinë e madhe që ka ndaj prindërve, madje të shumtën e kohës e kalon me ta.

Ajo edhe këtë vit do jetë prezent në festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga babai i saj, Dukagjini, por kësaj radhe nuk do të performojë. /Telegrafi/