Telegrafi

Dua Lipa e solli të dashurin e saj të ri në Kosovë, u pa me të në Sunny Hill Festival

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjatë këtyre ditëve ka qenë në Kosovë.

Ajo ishte bashkë me familjen, babanë Dukagjinin, nënën Anesën, motrën Rinën dhe vëllanë Gjinin për festivalin Sunny Hill, të cilin e organizojnë tash e disa vite.

Foto: Screenshot/TikTok

Bukuroshja e famshme ka sjellë me vete edhe partnerin e saj të ri, aktorin britanik, Callum Turner.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ata janë parë duke shijuar çaste të lumtura në festival e mes tjerash edhe kohën me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/TikTok

Krijuesja e hitit “Levitating” edhe më parë ka sjellë të dashurit në këtë festival.

Në vitin 2018, ajo ishte bashkë me Isaac Carew dhe një vit më vonë, 28-vjeçarja erdhi me modelin Anwar Hadid.

Foto: Screenshot/TikTok

Sidoqoftë, Sunny Hill këtë vit dhuroi magji në Prishtinë me plot katër netë, nga 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri, Bërnicë. /Telegrafi/