Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pozuar së fundmi për revistën “Vogue France”.
Ndryshe nga herët e tjera, 28-vjecarja pozoi me një ndryshim të ri dhe drastik në dukje, ku u shfaq me vetulla të bardha.
Shumë nga fotografitë e saj kishin kontekst gotik, teksa njërën prej më të cuditshmëve e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për fotografinë ku ajo shihet duke pozuar e shtrir dhe duket “e fjetur” teksa pozon majën e një ndërtese të lartë.
“Duke rënë për të fjetur në vende të cuditshme”, shkroi kngëtarja e hitit “Hotter then Hell” në mbishkrimin e fotografisë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë përgëzuar shqiptaren për guximin.
Dua përndryshe përgjatë intervistës për “Vofue France” ka folur për ngjarjen e shumë kritikuar të vitit 2021, kur ishte fotografuar në një klub nate duke iu hedhur para femrave striptiste. /Telegrafi/