Këngëtarja kosovare Dua Lipa këtë vit ka arritur që ta dëshmojë më së miri veten e saj si këngëtare.
Pas sukseseve të një pas njëshme, Dua arrin që të gëzojë reputacion të madh edhe te fytyrat e famshme publike.
Njëra ndër to është Amanda Cerny, modelja e cila u bë e famshme nga revista “PlayBoy”, ndërsa më pas iu fut edhe rrugës së aktrimit.
Ajo në profilin e saj në Instagram, profil në të cilin numëron me mijëra ndjekës, ka shpërndarë listën e saj në “Spotify”, me këngët e preferuar të saj.
Në pozitën e parë, Cerny rendit të parën këngën “Be the One” të Dua Lipës, këngë e cila ishte e suksesshme gjatë muajve të parë të këtij viti.
Amanda ndiqet në profilin e saj në Instagram, jo më pak se nga 17,3 milionë ndjekës. /Telegrafi/