Dua Lipa ka filluar të shijojë kohën e lirë gjatë qëndrimit të saj në Amerikë.
Bukuroshja po zhvillon turneun botëror, ku tash po mban një seri të koncerteve në Amerikë.
Ajo së fundmi performoi në Atlanta, prej ku ka pasur më pas pushim.
Dhe, menjëherë Dua është shfaqur në një jaht duke shijuar pushimin, teksa gjendet në bikini.
Foton e ka postuar ajo vet në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se është nervoze, shkruan Telegrafi.
Nuk dihet se kush e ka bërë nervoze Duan, por ajo duket mjaft atraktive në këtë foto.
Dua Lipa së fundmi lansoi këngën “Scared to be Lonely” në bashkëpunim me Martin Garrix.
Ajo flitet se është ndarë nga i dashuri, Isac Careë dhe po flitet për një romancë me Harry Styles. /Telegrafi/