Site icon Telegrafi

Dua Lipa e mrekullueshme në kopertinën e “Vogue Spain”

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është personazhi i preferuar i shumë prej revistave me nam botëror.

Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën e famshme “Vogue” në edicionin e saj spanjoll.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, setin më të ri ekskluziv me fotografi, të realizuara për “Vogue Spain”.

“Vogue Spain, pozuar për Luigi Andiango, aq me fat që kam pasur rastin të jem përballë lenteve tuaja! Faleminderit që ke ndarë aftësitë tua të gjithanshme gjeniale me mua”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Muajve të fundit, Dua ka qenë shumë aktive në fushën e modelingut, duke sjellë në treg koleksionin e saj më të ri të xhinseve me gjigantin “Pepe”.

Ajo është gjithashtu imazh i aromës së re “Libre” të markës së famshme YSL. /Telegrafi/

Exit mobile version