Site icon Telegrafi

Dua Lipa e mahnitshme në promon e re të “YSL”

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ditë më parë njoftoi se u bë imazh kryesor i markës së famshme franceze, “YSL”.

Kjo kompani tash e disa ditë ka nisur promovimin e linjës së re të parfumit, gjersa ylli shqiptar vjen mjaft atraktive.

Në klipin e kësaj fushate, 23-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër, ku duket tejet në formë.

Në këtë kampanjë artistja Lipa shfaqet me shqiponjë si simbol i lirisë për të përfaqësuar moton e fushatës “Libre”.

“Libre, së shpejti”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram, duke treguar se linja lansohet në shtator të këtij viti.

Lexo po ashtu Kampanja botërore e parfumit të 'Yves Saint Laurent' bëhet edhe në gjuhën shqipe

Përndryshe, në mesin e gjuhëve të botës ku prezantohet kampanja është zgjedhur edhe gjuha shqipe. /Telegrafi/

Exit mobile version