Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pozuar për revistën e famshme botërore, “Elle”.
Ajo do të jetë në edicionin e muajit maj të kësaj reviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dua ka realizuar një set të mrekullueshëm fotografik enkas për këtë revistë, teksa ka dhënë edhe një intervistë duke folur në përgjithësi për jetën dhe karrierën e saj.
Ndër të tjerash, artistja me prejardhje shqiptare ka ndarë me ndjekësit dy nga kopertinat e “Elle”, pjesë e së cilës është ajo.
“Dua Lipa, një këngëtare, autore këngësh dhe senzacion”, është përshkrimi që revista i bën Duas.
Kjo e fundit, duket e lumtur që ka pasur rastin të pozojë dhe të rrëfejë një hisotir ndryshe në një prej revistave më të shitura në Amerikë. /Telegrafi/