Telegrafi

Dua Lipa e lumtur pranë Anwar Hadid

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pak kohë që ka nisur lidhjen me vëllanë e supermodeleve, Bella dhe Gigi Hadid.

Mirëpo, siç duket 23 vjeçarja po e shijon mjaft shumë lidhjen e re, madje të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ylli botëror ka publikuar disa postime në llogarinë e saj personale, Instagram, ku shihet duke u argëtuar në lojëra me Hadidin.

Krijuesja e hitit “New Rules” e zyrtarizoi lidhjen me Anwarin në qershor të këtij viti, pak muaj pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew.

Dyshja ishin të pranishëm edhe në festivalin “Sunny Hill”, që organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Lexo po ashtu Dua Lipa shfaqet atraktive në një mbrëmje të kaluar nën shoqërinë e Anwar Hadid

Në ndërkohë, bukuroshja jonë po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/