Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është ftuar nga MTV PUSH ekskluzivisht për të performuar hitet e saj.
“Në moshën 20 vjeçare, Dua Lipa ka luftuar që nga fëmijëria që të realizojë ëndrrën e saj për të performuar. Dhe tashmë me hitet ‘Be The One’ dhe ‘Last Dance’ është duke i prekur majat e toplistave”, shkruan MTV PUSH.
MTV e ka zgjedhur atë artisten për të performuar në muajin prill, dhe tani mund të hyjë në mesin e të famshmëve “PUSH Hall Of Fame”.