Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është bërë gati për Halloween.
Bukuroshja ka postuar një foto në Instagram ku u shfaq me një fustan të bardhë dhe me “make up” interesant, shkruan Telegrafi.
Me fytyrë të enjtur dhe e gjakosur, është Dua që ka zgjedhur një “make up” të frikshëm për natën e 31 tetorit.
Dua Lipa ditë më parë publikoi këngën e re “Room For 2” dhe po shijon suksesin e parë të kësaj kënge.
Hiti më i fundit i saj ishte “Hotter Than Hell” duke qëndruar në maje të top listave në Britani. /Telegrafi/