Telegrafi

Dua Lipa e entuziazmuar për turneun muzikor me Bruno Mars: S’mund të pres (Foto)

WASHINGTON, DC - MARCH 05: Dua Lipa in concert at the Rock & Roll Hotel on March 5, 2017 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/Getty Images)

Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të jetë shumë e kërkuar dhe e suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se do t’i bashkohet turneut të madh muzikor të këngëtarit të famshëm Bruno Mars.

Lexo po ashtu Publikohet kënga e re "My Love" nga Dua Lipa, Wale, Major Lazer dhe Wizkid (Video)

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Dua shkruan se është kaq e entuziazmuar për këtë turne, sa mezi pret të këndojë në koncertet e të famshmit Bruno.

https://twitter.com/DUALIPA/status/859705065573150720

“Pop, është koha e shfaqjes! Unë do ta shijoj turneun muzikore me Bruno Mars, nuk mund të pres”, shkruan 21 vjeçatrja në Twitter.

Ndërkohë, ka vetëm pak ditë që ajo solli bashkëpunimin e saj më të ri “My Love” me artistët Wale, Major Lazer dhe Wizkid. /Telegrafi/