Telegrafi

Dua Lipa e emocionuar, momenti kur pranon çmimin e artistes së re më të mirë (Video)

Dua Lipa ka pranuar së fundmi çmimin e artistes së re më të mirë në Britaninë e Madhe nga revista NME.

Në ceremoninë NME Aëards të mbajtur në Londër, Dua shkëlqeu me dukjen e saj plot stil, teksa ashtu siç u prit edhe u shpërblye.

Më parë Telegrafi ka raportuar se ajo është shpallur fituese, teksa tash sjellim edhe momentin kur ajo pranon çmimin.

Lexo po ashtu Dua Lipa fiton çmimin e artistes së re më të mirë në NME Awards (Foto)

Në fjalën që ka marrë para të pranishmëve, bukuroshja shqiptare ka falënderuar të gjithë bashkpuntorët e saj dhe familjen e ngushtë për përkrahjen.

“Ky çmim është bota për mua”, tha Dua në përmbyllje të fjalës së saj të marrë në skenën e NME.

Shikoni momentin e pranimit të çmimit nga superylli botëror shqiptar në videon më poshtë: