Telegrafi

Dua Lipa e armatosur dhe e rrezikshme

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon me punën rreth albumit të dytë në karrierë dhe për këtë ka ndërprerë të gjitha koncertet.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme për fansat dhe publikun e gjerë.

Zeshkania së fundi ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa thotë se është e armatosur.

“E armatosur dhe e rrezikshme”, ka shkruar ndër të tjerash 23-vjeçarja teksa shihet se nënë fustan ka një telefon.

Ndryshe, Lipa do të vjen në Prishtinë për të përcjell festivalin e përvitshëm, “Sunny Hill”, por që këtë vit nuk do të performojë para publikut shqiptar. /Telegrafi/