Telegrafi

Dua Lipa me dy nominime nga Grammy Awards, përlotet nga ky sukses i pabesueshëm

Dua Lipa ka hyrë në histori si artistja më e suksesshme shqiptare ndonjëherë.

Bukuroshja nga Prishtina është bërë artistja e parë shqiptare që nominohet nga akademia muzikore amerikane, Grammy Awards.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Dua është nominuar në dy kategori për ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve në Amerikë.

Dua është nominuar në kategorinë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”.

Në kategorinë “Artistja më e mirë e re” është nominuar edhe Bebe Rexha.

Vet Dua nuk ka arritur të besojë këtë arritje, duke u përlotur në momentin e publikimit të nominimeve për Grammy Awards, moment të cilin edhe e ka bërë publik në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja nga Prishtina ka të gjitha mundësitë që të rrëmbejë njërin prej këtyre çmimeve, duke parë suksesin e madh muzikor të saj me albumin e vet-titulluar, “Dua Lipa”.

Edhe nëse Dua nuk triumfon, ajo ka hyrë në histori tashmë si artistja më e suksesshme shqiptare, pasi që nominimi për Grammy Aëards është arritja më e madhe në karrierën e një artisti.

Dua ka performuar në gusht në Prishtinë, në kuadër të Sunny Hill Festival dhe suksesi i saj pa dyshim se bën krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. /Telegrafi/