Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka vazhduar me paraqitjet e saj spektakolare.
Bukuroshja nga Prishtina ishte protagonist në një ceremoni të revistës prestigjioze Vogue.
Ajo është shfaqur mjaft ekstravagante me një fustan të bardhë me pika të zeza të hapur në anën e djathtë që nxiti mjaft komente për dukjen e saj.
Tejet atraktive, Dua me dukjen e saj ngërtheu një simbolike interesante, sidomos duke marrë parasysh përfshirjen e kapelës së saj.
Kapela e saj me mbishkrimin “Sovraniteti” ishte mesazhi i fuqishëm që ajo përçoi në këtë paraqitje të fundit të saj.
Dua është artistja kryesore që do të performojë në Prishtinë në festivalin Sunny Hill më 10, 11 dhe 12 gusht e që organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/