Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar me të dashurin e saj, në Londër.
Ajo po shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë pranë fansave, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Dua ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft tërheqëse teksa pozonte e shtrirë mbi barin e kopshtit.
Në dua ajo mbante një nga parfumet e markës së famshme “YSLF”, me të cilën artistja shqiptare ka marrëveshje bashkëpunimi.
“Madhësia ka rëndësi … dhe ekipi im me YSLF Beauty dhe unë do të vijmë me të madhe! Projekti ynë i ri është rrugës”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë.
Falë Duas, video-reklama e YSLF Beauty vitin e kaluar u realizua me moton “Unë jam e lirë”, edhe në gjuhën shqipe, në mesi e disa gjuhëve të tjera ndërkombëtare.
Ajo ndërkohë është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi muaj më parë. /Telegrafi/