Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Ibiza të Spanjës.
Ajo shkoi atje pas pushimeve të kaluara në Greqi dhe Shqipëri, ku qëndroi për disa ditë bashkë me familjarët dhe të dashurin e saj.
Dua e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Lipa publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej pranë një pishine me detin e Ibizës në prapavijë.
Ajo kishte veshur një fustan të kaltër transparent mbi një palë bikini nga e njëjta ngjyrë, teksa vinte në pah linjat e tonifikuara të trupit.
Dua përndryshe ka qenë shumë më pak aktive në muzikë këtë vit, duke marrë parasysh faktin që ka shijuar suksesit e albumit “Future Nostalgia” dhe turneut me të njëjtin emër që e realizoi vitin e kaluar.
Këtë vit, shqiptarja u bë pjesë e filmit “Barbie”, ku luan rolin e barbi-sirenës dhe njëherësh interpreton kolonën zanore “Dance The Night”. /Telegrafi/