Telegrafi

Dua Lipa duket tejet elegante në një dalje me të dashurin e ri dhe vëllain e saj në Londër

Dua Lipa dukej elegante teksa shijoi një natë me të dashurin e saj Romain Gavras dhe vëllain e saj, Gjin Lipa, në Londër të enjten.

Këngëtarja, 28 vjeçe, ka disa muaj që është në lidhje me regjisorin francez, 42 vjeç, dhe ata janë parë duke dalë nga “Chiltern Firehouse”, së bashku me vëllain e saj të vogël, Gjinin, 17 vjeç.

Ajo dukej elegante e veshur me një palë pantallona me material lëkure në ngjyrë të kuqe, të cilat i kombinoi me një bluzë të bardhë dhe një pallto leshi ngjyrë gri, shkruan DailyMail.

Dua e kompletoi veshjen me një palë taka të bardha dhe aksesorë me një palë vathë të thjeshtë.

Lexo po ashtu Dua Lipa rikthehet me këngën e ri "Houdini", vjen me skena 'të nxehta' në klip

Ajo mbante një çantë metalike ngjyrë argjendi të kompletuar me rrip zinxhir ndërsa mbante në dorë telefonin e saj.

Romain dukej më i thjeshtë i veshur me një pallto ngjyrë bezhë, xhinse të errëta dhe një kapele bejsbolli, ndërsa ecte pas Duas në ambientet luksoze.

Duas dhe Romain iu bashkua edhe vëllai i Duas, Gjini dhe këngëtarja mund të shihej duke biseduar me të jashtë ambientit.

Për daljen, Gjini kishte veshur një kapuç gri të çelur dhe një palë pantallona, të cilat i kishte stiluar me veshje të ngjashme.

Dua – e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me emra të njohur si Anwar Hadid dhe Paul Klein – u pa për herë të parë me Romain në shkurt të këtij viti dhe ishte ‘duke e njohur me të’ prej muajsh në kohën kur ata dolën në publik.

Një burim i brendshëm tha për tabloidin britanik The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj”.

“Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja kanë miq të përbashkët dhe qëndruan me njëri-tjetrin gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”, shtoi burimi.

Diku tjetër, u raportua se interpretuesja e hitit “Levitating” shumë shpejt mund të bëhet miliardere pasi u bashkua me babanë e saj biznesmen Dugi në menaxhim dhe ndërpreu kontratën me ish-kompaninë menaxhuese. /Telegrafi/