Site icon Telegrafi

Dua Lipa duket me stil në të zeza, gjatë një dalje në Londër pas premierës së filmit “Barbie”

Dua Lipa dhe Ashley Roberts të dyja dukeshin të pabesueshme teksa udhëhoqën yjet e tjerë në një darkë në “Chiltern Firehouse” në Londër të premten.

Këngëtarja Dua, 27 vjeçe, kishte veshur një palë xhinse të gjata dhe një mini fustan me vija bardh e zi, që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “IDGAF” i shtoi lartësi trupit të saj me një palë çizme të zeza, teksa ishte e mbështjellë për mbrëmjen me një xhaketë me material të ngjashëm.

Duke lënë flokët e saj brune në valë të lirshme poshtë shpatullave, Dua i shtoi edhe më tepër shkëlqim pamjes.

Dua aplikoi një gamë të lehtë makijazhi në fytyrë, teksa e kompletoi dukjen e saj me një palë vathë argjendi.

Kjo dalje e Duas vjen pak kohë pasi artistja nga Kosova mori pjesë në premierën e filmit “Barbie” në Kaliforni dhe Londër.

Ajo është interpretuesja e kolonës zanore, në filmin ku rolin kyesor të kukullës Barbie, e luan aktorja Margot Robbie.

Ndërkohë, krahas këndimit të kolonës zanore, Lipa ka edhe një rol në filmin “Barbie”, atë të Mermaid Barbie (sirenës Barbie) në filmin i cili pati premierën në Londër në sheshin Leicester. /Telegrafi/

Exit mobile version